Kylian Mbappe ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të Paris Saint-Germain nga Champions League, prej Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.
Në një postim në “Instagram”, sulmuesi shprehet se ky është një moment i vështirë për ta, por më tej thekson se ata janë Parisi dhe duhet të ecin përpara. “Është një moment i vështirë. Champions League ishte qëllimi ynë kryesor, por dështuam. Sezoni nuk ka mbaruar dhe nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, ne do të jemi të bashkuar dhe të vendosur deri në ndeshje e fundit. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. Ky është Parisi”-shkruan francezi.
Një reagim ky që vjen në një kohë kur zërat për kalimin te Real Madrid janë shtuar më shumë se kurrë.