Turqia është e gatshme, në parim, që të veprojë si një vend garantues për Ukrainën, sipas një deklaratë të presidentit turk Tajip Erdogan, sipas skynews. Erdogan tha se detajet duhet të diskutohen duke shtuar se vendimi i Moskës për të reduktuar disa nga operacionet e saj pranë Kievit dhe Chernihiv ishte “me të vërtetë i rëndësishëm”. Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi.
Turqia priti negociatorët e të dyjave palëve për bisedimet e para ballë për ballë gjatë kësaj jave. “Për sa i përket çështjes së garancisë, ne mund të jemi një nga vendet që garanton sigurinë e Ukrainës, por sigurisht që detajet duhet të disktuohen”, shtoi ai.