Eurodeputetja franceze, Gwendoline Delbos-Corfield, ka deklaruar se vendimin e Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë e sheh si shumë të rrezikshme. Sipas saj Serbia duhet ta qartësojë pozicionin që ka ndaj Rusisë. Delbos-Corfield tha se shqetësim tjetër i madh është se në Serbi janë shtuar zërat pro rusë.
“Është e papranueshme që presidenti Vuçiq të vazhdojë të përkëdhel Rusinë, ndërkohë që merr fondet e BE-së si pjesë e procesit të anëtarësimit. Qeveria e Serbisë ka dërguar një mesazh të rrezikshëm duke mos u rreshtuar me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”.
Megjithatë ajo theksoi se e dinë që shumica e serbëve janë kundër luftës dhe se shumë tashmë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës, duke shpërndarë një lajm të një proteste kundër luftës në Ukrainë.
Gjithashtu, eurodeputetja tha se para zgjedhjeve të 3 prillit, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme për Vuçiçin të përafrohet me vlerat e BE-së për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
“Së bashku me kolegët e mi të partisë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që ta bëjnë të qartë pozicionin e tyre ndaj Rusisë tani”.