Pak pasi Kryeministri Rama prezantoi nga zyra e tij Paketën e Rezistencës Sociale, për të përballuar pasojat e luftës në Ukrainë, disa media pranë opozitës shkruan mbi atë që e cilësojnë si luks qeveritar, duke iu referuar një ndriçuesi që gjendet mbi tavolinën e punës së Kryeministrit.
Në fakt, abazhuri që mediat pranë opozitës e ciëlsojnë si tregues të luksit të Ramës, nuk është as pronë e tij, e as blerje e bërë për zyrën e tij gjatë qeverisë që ai drejton.
Abazhuri në fjalë është pjesë e një koleksioni të fundviteve 30, të instaluar prej shumë viteve në godinën e Kryeministrisë. Ai ka qëndruar edhe mbi tavolinën e Kryeministrit Sali Berisha.
Koleksioni është sjellë nga italianët kur u ndërtua objekti dhe gjendet në kryeministri që nga ajo kohë e deri më sot.
Ndriçues të tillë, pjesë e një koleksioni të vjetër por jo pak të lirë, gjenden edhe në korridoret e kryeministrisë, një pjesë të tyre janë parë edhe në pritjet që Sali Berisha si kryeministër organizonte në godinë.
Koleksioni i instaluar në Kryeminsitri është tanimë trashëgimi e objektit dhe jo zgjedhje apo preferencë personale e Kryeministrit aktual Edi Rama.