”Fantazma e Kievit” që fluturon me MiG-29 i është kundërpërgjigja e Ukrainës ndaj Rusisë. Në Twitter prej ditësh qarkullon historia e një piloti ukrainas të aeroplanit luftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë, por nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij. Ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase, dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.
Sot ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se avionë të tjerë janë vënë në dispozicion të tyre nga shtetet evropiane, duke rritur numrit e pilotëve të futur në skuadrën e “Fantazmës së Kievit”. “Tani do të bëhen më shumë! “Fantazmat e Kievit” shtohen 70 avionë për ushtrinë ukrainase!”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Partnerët tanë na kaluan Mig-29 dhe Su-25! Nëse është e nevojshme, ata do të mund të mbështeten në aeroportet polake nga të cilat pilotët ukrainas do të kryejnë detyra luftarake.
Bullgari (Mig-29) – 16 avionë
Bullgari (Su-25) – 14 avionë
Polonia (Mig-29) – 28 avionë
Sllovakia (Mig-29) – 12 avionë