Dashi
Juve qe jeni ne një lidhje duhet patjetër t’i jepni fund rutinës qe ju ka pushtuar nëse nuk doni te keni probleme. Duhet t’i shtoni dozat e fantazisë. Beqaret me ne fund do gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar kaq kohe. Ai do jete me personalitet te forte dhe mjaft inteligjent. Me FInancat duhet te vazhdoni te jeni te kujdesshëm sepse po FIlluan problemet, zor se do ndalen shpejt.

Demi
Planetët do favorizojnë projektet e përbashkëta për çiftet. Do kaloni me tepër kohe me partnerin dhe do afroheni akoma me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret me ne fund do jene gati t’ia shprehin ndjenjat atij qe pëlqejnë. Po te kishit pritur edhe pak kohe do e kishit humbur atë. Financat do jene ne çdo moment te mbrojtura. Mund te bëni shpenzimet e nevojshme pa pasur frike.

Binjaket
Sot do keni vështirësi te mëdha për t’u kuptuar me partnerin tuaj. Do jeni te dy palët si ne ajër dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Kërkoni ndihmën e miqve ose qëndroni pak larg për te reflektuar. Beqaret do favorizohen nga Merkuri dhe do realizojnë një takim fantastik. Ne planin FInanciar duhet t’i bëni me kujdes llogarite para se te hidhni çdo hap.

Gaforrja
Do i përkushtoheni gjate gjithë kohës partnerit tuaj sot dhe ai nuk do ketë për çfarë te ankohet. Mbrëmja do jete akoma me e këndshme. Beqaret do afrohen mjaft me një person, por ende nuk dihet e ardhmja e historisë se tyre. Me mire te mos nxitohen për asgjë. Buxheti do ekuilibrohen ne mënyrë te menjëhershme. Do e shtrëngoni rripin e shpenzimeve dhe do jeni me largpamës.

Luani
Ka rrezik te merrni kritika nga partneri juaj sot për mungese qëndrueshmërie. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni qe ta humbni atë dalëngadalë. Beqaret do ja lënë gjerat kohës dhe nuk do bëjnë asgjë me ngulm. Kjo do jete zgjedhja me e mire. Ne planin FInanciar do keni shume fat. Po vazhduat t’i menaxhoni ne këtë mënyrë te ardhurat tuaja, shume shpejt keni për t’u pasuruar.

Virgjeresha
Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni shume te qete dhe mund te debatoni shpesh me atë qe keni ne krah. Beqaret as qe do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje sepse kane te tjera pikësynime. Buxheti nuk do jete i mire. Duhet te kërkoni sa me pare ndihme ne mënyrë qe te mos keni probleme me te mëdha.

Peshorja
Nuk do kuptoheni mire me partnerin tuaj sot dhe kjo mund ta ndërlikojë disi situatën. Zënkat do jene te vogla, por te shpeshta, prandaj nuk do rrini dot ne qetësi. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por do ju vije një surprize e papritur ne mesdite. Me financat tregohuni gjithë kohës te arsyeshëm dhe keni për ta pare qe gjendja do filloje te stabilizohet.

Akrepi
Fale ndikimit pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete tej mase harmonike sot. Ne çdo moment do përjetoni emocione te veçante qe do ju bëjnë ta dashuroni akoma me tepër partnerin. Beqaret nuk duhet te mërziten po nuk e gjeten dashurinë sepse shume shpejt ajo do vije për ta. Te ardhurat do përmirësohen me shume fale disa te ardhurave qe do merrni nga një pune e përfunduar.

Shigjetari
Me ne fund do e ndryshoni rutinën ju te dashuruarit dhe do ju duket sikur do rilindni. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni te gjera interesante e për surpriza. Beqaret do kenë një dite te mbushur me te papritura te këndshme. Beni atë qe do mendoni si me te logjikshmen. Ne planin FInanciar do jeni te detyruar te kuFIzoni shpenzimet sepse gjendja nuk do jete e mire.

Bricjapi
Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj sot dhe do mërziteni pamase kur ai te mos ua plotësojë. Mundohuni te jeni te logjikshëm sepse po vazhduat kështu do e largoni atë qe doni. Beqaret do jene energjike ne maksimum dhe do joshin gjate gjithë kohës. Shumica do ketë fat. Buxheti me ne fund do ketë disa ndryshime pozitive. Do jeni gjithë kohës te organizuar.

Ujori
Kjo e sotmja do jete një dite e zakonshme për ata qe janë ne një lidhje. Do i merrni gjerat si t’iu vijnë dhe nuk do kërkoni asgjë te jashtëzakonshme. Beqaret nuk do ndihen ende gati te bëjnë ndryshime te statusit dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe nuk do e keni problem te shpenzoni me tepër për gjerat qe ju pëlqejnë.

Peshqit
Dite shume e bukur ka për te qene kjo për te dashuruarit. Do bëni gjithçka qe do keni ne dore për ta përmirësuar lidhjen dhe për te përjetuar sa me shume emocione. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare dhe një etape fantastike do FIlloje për ta. Ne planin FInanciar do ketë përmirësime fale perkujdesit te treguar me shpenzimet, por edhe fale punëve qe keni kryer.