Floriana Garo, e cila thotë se është drejtoreshë komunkimi në PD, shprehet se përjashtimet e fundit nga PD janë bërë për shkak se nuk janë konsultuar me të, për deklaratat publike të lëshuara nga selia blu.

”Nuk ka pasur as shkarkime, as afrime e as largime, janë spekulime. Disa personazhe që nuk kishin të bënin me PD, janë hequr nga grupi,. Ka pasur veprimtari që nuk është konsultuar me mua, si drejtoreshën e komunikimit”, tha ajo. E pyetur nëse do të ketë bashkim të PD-së, pra mes grupit të Berishës dhe Bashës, Garo tha se ata pranojnë vetëm njerëz që mendojnë si ata.

”Nuk do të thoja që ka negociata, se ne kemi deklaruar që jemi pro bashkimit dhe afrimit të të gjithë demokratëve që e pranojnë votën e lirë dhe të gjithë idenë tonë të rithemelimit. Synimi ynë është të bashkohemi, e kemi shprehur qartazi, vetëm të bashkuar do krijojmë opozitën e fortë”, tha Garo për ”Report Tv”.