Ishte paralajmëruar si një protestë qytetare për të kërkuar uljen e cmimit të naftës, por protesta e dytë përpara Kryeministrisë duket se është marrë në dorë nga mbështetës të Sali Berishës. Pak minuta më parë e ka marrë fjalën Fatmir Merkoci, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD dhe një nga besnikët e Sali Berishës në protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e PD.
Merkoci u filmua nga kamerat në 8 janar teksa ngjitej me shkallë për në katin e dytë të selisë së PD dhe më pas teksa përleshej me mbështetësit e Lulzim Bashës. Ndërsa këtë pasdite, Berisha duket se po e përdor për sulme ndaj qeverisë me akuza për mbështetje ndaj oligarkëve të miellit e naftës. Edhe në protestën e djeshme, u vu re prezenca e mbështetësve të Berishës si Albana Vokshi apo Bujar Nishani.