Pas dorëheqjes së tij nga posti i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shfaqur më në media. Por sot ai ka dalë në terren.
Siç bën të ditur dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, Basha ka zhvilluar një takim me demokratë dhe anëtarë të PD-së në Ndroq.
Edhe nga pamjet në fjalë Basha shihet në një ambient ne Ndroq duke bashkëbiseduar me demokratë.
Zoti Basha ka bere të ditur edhe ne tekstin e dorëheqjes se ai do të vazhdoje të kontribuoje për bashkimin e demokratëve dhe për ta bërë atë të një parti të madhe dhe fituese.
Kujtojmë se dje Gjykata Civile e Tiranës vendosi pro statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe njohjen e grupit të Rithemelimit.