Protesta që nisi si qytetare, për rritjen e çmimeve është kthyer në partiake që në fillim të saj. Militantët si nga foltorja ashtu edhe PD-ja zyrtare nuk kanë munguar për të shfrytëzuar rastin me thirrje kundër qeverisë. Edhe pse nisi vrullshëm, ditën e sotme pjesmarrja ishte shumë e ulët.

Megjithatë Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu sërish doli në shesh. Një foto e tij u fiksua nga kamerat midis grumbullit të vogël të protestuesve.