Ushtria ukrainase ka deklaruar ditën e sotme se ka vrarë deri më tani rreth 9 000 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës një javë më parë.

Ndër të tjera ka theksuar se deri më tani janë shkatërruar mbi 1 mijë mjete të blinduara dhe 217 tanke.

Fotot nga tanke të shkatërruar apo ushtarë të vrarë gjenden kudo tani online, si një formë e luftës psikologjike të ukrainasve për të thyer moralin e rusëve dhe detyruar nënat e ushtarëve në Rusi që të thërrasin bijtë e tyre mbrapsht.

Ndërkohë që më poshtë kemi shpërndarë disa prej fotove të tankëve pa kokë, ja si duken!