Zyrtarët francezë të doganave kanë marrë kontrollin e një jahti gjigant në pronësi të shefit ekzekutiv të Rosneft , Igor Sechin, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Lajmi u bë me dije nga Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire. Jahti ‘Amore Vero’ u konfiskua gjatë natës në portin mesdhetar të La Ciotat, pranë Marsejës, në Cote d’Azur francez, ndërsa po përgatitej për një nisje urgjente, sipas Ministrisë Franceze të Financave.