Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, ka qenë i detyruar ti jap një shpjegim tifozëve të cilët duken të shqetësuar për të ardhmen e disa prej titullarëve më të rëndësishëm, futbollistë si Robert Lewandowski, Manuel Neuer apo Thomas Myler, të gjithë në prag skadence.
“Do të shkojmë të qetë në këtë pikë. Ka ende kohë dhe lojtarët tanë e dinë këtë. Tani jemi të përqendruar vetëm në objektivat sportiv. Lewandowski e di shumë mirë se sa e vlerësojnë këtu tek Bayern, këtë e dinë edhe Neuer e Myler. Ne nuk do të kushtëzohemi nga titujt e gazetave”, theksoi presidenti i Bayern në një intervistë për Kicker.
(BalkanWeb)