Që prej orës 19:00, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike. Kjo është mbledhja e parë pas dorëheqjes së deklaruar nga Lulzim Basha nga posti i kryetarit të partisë.
Gazment Bardhi tha se kryesia duhet të dalë me tre mesazhe që i drejtohen palës së Sali Berishës:
1-Të ndalet gjuha përçarëse dhe e urrejtjes e palës tjetër.
2-Të ndërpresin procesin e riorganizimit, sic ka bërë PD.
3-Thirrje për ftesë zyrtare për bisedime.