Përmes disa fotove të bukura, këngëtarja Genta Ismajli na prezanton me fëmijët e saj, vajzën dhe djalin binjak.
Këngëtarja nga Kosova dhe partneri i saj, një biznesmen turk, u bënë prindër për herë të parë pak javë më parë.
Duket se Genta nuk i frikësohet besëtytnive, duke mos i mbajtur të fshehtë imazhet e të vegjëlve të saj.
“Bota ime”, shkruan ajo bashkangjitur fotove, duke treguar se jeta e saj dhe e partnerit është përmbushur me dy engjëj.