Vitlindja 1955, me origjinë nga Kazani, gjenerali Valerij Gerasimov është hija strategjike e Vladimir Putinit. Nuk shpikur ndonjë doktrinë, por një metodë. Që në Ukrainë mund të gjejë konfirmim.
“Në shkurtin e 2013, në revistën e përjavshme Voenno Promyshlennyj Kur’er, e specializuar në gjeopolitikë dhe mbrojtje, i botua një artikull me titullin Cennost’ nauki v predvidenii, që në shqip përkthehet si “Vlera e shkencës në parashikim”. Ai që e firmoste ishte Valerij Visilieviç Gerasimov, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, posti më i lartë në aspektin ushtarak.
Në momentin e botimit të tij, artikulli praktikisht u injorua. Për një prej atyre qarqeve të shkurtëra të çuditshme që karakterizojnë zanatin tim, një vit më pas, në vijim të operacione ruse në Ukrainë, kontributi i Gerasimovit kërceu papritmas në nderimet e kronikave, duke u bërë objekt studimi i analistëve të gjysmës së botës, të cilët filluan t’i japin një vlerë profetike. Sikur ushtaraku me gradë të lartë, 12 muaj më parë, kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte midis Moskës dhe Kievit. Si numri një i forcave të armatosura ruse, gjenerali u përshkrua nga disa si një parashikues vizionar.
Figura e tij u mitizua në këtë pikë sa që në të gjithë mjedisin gjeopolitik dhe të mbrojtjes filluan të flasin për të ashtuquajturën “doktrinë Gerasimov”, emër që i ka mbetur në kurriz, pavarësisht lumenjve të bojës të harxhuar për ta rivendosur personalitetin dhe veprën në perspektivën e duhur. Babai i këtij përkufizimi ka qenë Mark Galeotti, një studiues i dorës së parë dhe një pikë referimi e domosdoshme për këdo që dëshiron të kuptojë me themel Bashkimin Sovjetik më parë dhe Rusinë më pas. E ka përdorur këtë shprehje në një ndërhyrje të postuar në blogun e tij në 2014, për të përkufizuar luftën e re jolineare ruse.
Ndoshta e ka bërë paksa naivisht, pa parashikuar se duke pasur parasysh kompetencën e tij të padiskutuehsme në fushë përkufizimi i tij do të interpretohej si paradigmatike nga studiuesit e gjysmës së botës. Vetë Galeotti kërkoi që ta riparojë naivitetin e tij me një artikull të botuar në Foreign Policy, në të cilin ka shpjeguar se shprehja “doktrinë Gerasimov” ishte përdorur për t’i dhënë një përkufizim një tërësie ideshë jashtëzakonisht komplekse dhe për ta bërë kështu me të kuptueshme dhe intriguese për lexuesit e tij.
Domethënë “doktrina Gerasimov” nuk ekziston, edhe pse praktikisht i gjithë mjedisi akademik vazhdon që ta quajë kështu. Motivi qëndron në faktin që shkrimet e gjeneralit janë një pikë referimi themelore për të kuptuar strategjinë luftarake ruse, pasi nuk është e sigurtë se ka qenë i pari që ka folur. Por, mbi të gjitha, kur ka botuar artikullin e tij në 2013, Gerasimov nuk kishte parashikuar absolutisht asgjë, as kishte mundur ta bënte.