Pas ditë më parë, FIFA doli me një vendim të rëndësishëm duke lejuar futbollistët ukrainas dhe rusë, ata që kanë ikur për ti shpëtuar luftës, të luajnë në kampionatet e tjerë. Kjo leje speciale dukej si një bekim, por jo të gjithë Ligat janë të gatshme të zbatojnë plotësisht këtë urdhër të FIFA.

Drejtuesit e futbollit gjerman kanë njoftuar se këta futbollistë, ukrainas dhe rusë, mund të nënshkruajnë kontrata me klubet gjermane por nuk mund të luajnë dot në ndeshje zyrtare.

Drejtuesit e futbollit gjerman kanë saktësuar se kjo lojtarë vetëm mund të stërviten dhe të aktivizohen në ndeshje miqësore. Në këto kushte, vështirë te mendosh se një klub do të nënshkruaj me një futbollist nga këto dy shtete, të paguaj vetëm për tu stërvitur.
(BalkanWeb)