Pep Guardiola nuk ka pranuar të përgjigjet rreth lajmeve që po e lidhin Manchester Cityn me një transferim të Erling Haalandit.

Megjithatë, trajneri spanjoll pranoi se “Qytetarët” kanë nevojë të përforcohen me një sulmues.

“Nuk mund të flas për futbollistët që nuk janë këtu tani. Haaland është lojtar i Dortmundit ”, tha Guardiola sot në konferencën për shtyp.

“Afati kalimtar i transferimeve po fillon dhe shumë gjëra do të ndodhin. Ndoshta po flas për këtë klub që ka nevojë për një sulmues për pesë, gjashtë, shtatë vitet e ardhshme”, shtoi trajneri i Cityt.

Përveç Manchester Cityt, interesim për sulmuesin norvegjez ka shprehur edhe Real Madridi.

21-vjeçari pritet të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të verës, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme e tij.