Roman Abramovich nuk dorëzohet dhe pas sanksioneve që kanë goditur Chelsea-n, që tashmë pritet të ndërrojë pronar, por mendon që të blejë një skuadër të re.
Biznesmeni i fuqishëm rus do ta shesë klubin anglez në një të ardhme të afërt, por nuk duket se ka ndërmend të largohet nga bota e futbollit.
Siç ka bërë të ditur The Sun, që ka cituar gazetën turke Fanatik, manjati rus duket se po mendon për një skuadër të re, këtë herë në kampionatin e Super Lig, në Turqi.
Nuk ka shumë informacione në lidhje me atë që do të ishte një lajm i bujshëm, por duket se në shënjestrën e Abramovich ka përfunduar Gotzepe, aktualisht në vendin e 18-të në Super Lig në luftë për mbijetesë.
Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Fillimisht do të duhet të ndodhë shitja e Chelsea-t dhe vetëm më pas do të duhet të kuptohet nëse biznesmeni do të mund të investojë rregullisht, edhe në futboll.