Artem Dzuyba nuk pranon të veshë fanellën e Rusisë. Sulmuesi i Zenit, i gjendur në presion prej ditësh, për shkak të sulmeve nga shumë lojtarë të ndryshëm për heshtjen e tij rreth luftës në Ukrainë dhe për arsye se ka shumë të afërm atje, lojtari ka marrë këtë vendim.
Gjithçka është konfirmuar edhe nga trajneri i përfaqësueses ruse, Karpin: “Të dielën folëm në telefon me Artemin, ai na siguroi se dëshiron shumë të luajë për Kombëtaren, por tani për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë, ku ka shumë të afërm, ai kërkoi falje dhe kërkoi arsye familjare që të mos thirrej në këtë fazë. Ramë dakord që të qëndrojmë në kontakt me të dhe të ndjekim paraqitjen e tij me Zenitin”.
Dzuyba është një nga lojtarët më të mirë të Rusisë. Mbetet të shihet nëse për 33 vjeçarin kontributet për përfaqësuesen kanë përfunduar.