Janne Andersson, trajneri i Suedisë, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për “play-off”-in kualifikues në Botërorin e ardhshëm të Katarit.

Kujtojmë se kombëtarja suedeze do të përballet me Çekinë në gjysmëfinale dhe trajneri Andersson ka vendosur të thërrasë edhe Zlatan Ibrahimovic në përpjekje për t’u kualifikuar në finalet e Kupës së Botës.

Këtu është lista e lojtarëve të thirrur për sfidat delikate të këtij muaji: Linde, Nordfeldt, Olsen, Augustinsson, Danielson, Sundgren, Krafth, Nilsson, Lindelof, M.Olsson, Helander, Starfelt, Karlstrom, Claesson, Ekdal, Forsberg, Isak, Kulusevski, Karlsson, K.Olsson, Elanga, Hrgota, Svanberg, Quaison, Ibrahimovic.