Autoritetet shëndetësore franceze bënë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 108.832 raste të reja me koronavirus, ndërsa shqetësimi për një shpërthim të infektimeve është në rritje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 145 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i këtyre viktimave ka arritur në 140 mijë.

Ndërkohë 1728 pacientë me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensive, një numër ky më i ulët në krahasime me një ditë më parë.