Nuk ka lajme te mira te Interi. Me vendin e parë në renditje gjithnjë e më larg dhe krizën e rezultateve të pranuara nga Simone Inzaghi pas barazimit ndaj Fiorentinës dhe shtatë pikëve të grumbulluara në shtatë ndeshjet e fundit, lajmi për pozitivitetin e Lautaro Martinez për Coronavirus vjen nga Argjentina dhe bie si nje grusht te zikalterit…
Lajmin e ka dhënë vetë Federata Argjentinase e Futbollit, përmes një Tweet në llogarinë e saj zyrtare: “Lisandro Martínez, për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë dhe Lautaro Martínez, pozitiv me Covid 19, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese”.
Pandaj El Toro nuk do të luajë kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, ndeshjet e fundit për Seleccion në raundin kualifikues drejt Katarit 2022, për të cilin Argjentina tashmë është kualifikuar. Sulmuesi do të duhet të respektojë periudhën e karantinës në shtëpi dhe në këtë pikë për Simone Inzaghin dhe për të gjithë mjedisin e Interit, alarmi bie në funksion të ndeshjes së Juventusit në shtëpi më 3 prill.
Pavarësisht rënies dramatike të performancës në vitin 2022, në fakt, me vetëm tre gola të shënuar në kampionat, të gjithë kundër Salernitana-s, Lautaro Martinez mbetet golashënuesi më i mirë i sezonit të Interit, me 14 gola në 27 ndeshje të ligës. Numri 10 i Nerazzurrëve ka shënuar tashmë edhe këtë sezon ndaj Juventusit.
Ai transformoi penalltinë që hapi rezultatin në finalen e Superkupës së Italisë të luajtur më 12 janarin e kaluar dhe më pas të fituar nga Interi në kohën shtesë 2-1 falë golit të Alexis Sanchez ne minuten e fundit te shteses prej 30 minutash, pasi koha e rregllt ishte mbyllur 0-0.
Lautaro eshte nder me te kritikuarit te Interi bashke me Dzeko, duke qene se atyre u bie me se shumti pesha per shkak te rasteve te shperdoruara ne repartin e avancuar. Megjithate, ne kete fund sezoni duhet kontributi i te gjitheve.