Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka folur rreth krizës aktuale të Partisë Demokratike.
Sula është shprehur se që në fillim ka qenë kundër Lulzim Bashës në krye të PD-së. Deputeti i PD-së ka shtuar se hija e Sali Berishës e ka ndjekur kudo Lulzim Bashën.
“Basha nuk ka qenë vetvetja dhe ka gabuar shumë. Se një njeri i pavarur i merr vendimet në një trysni të madhe. Hija e Berishës ka qenë e madhe përgjatë periudhës që Basha ishte kryetar” tha Sula.
Ndërkohë për Sulën, në krye të PD-së lider do të jetë gjithmonë Sali Berisha derisa ai të ndërrojë jetë, duke shtuar se vend ka vetëm për numrin dy të partisë.
“Berisha është kryetari i parë legjitim nga zgjedhjet e para të 90’ deri në 2022. Berisha kurrë nuk ka ikur nga PD. I uroj jetë të gjatë. Dhe jam i bindur që sa të jetë gjallë ai do jetë nr 1, i PD. Do fillojë numri 1, pasi Berisha të mos jetë më në këtë botë. Njeriu shpreson gjithmonë për mirë. Sa të jetë Berisha, numër dy i PD do të ketë vend por jo numri një. Vota le ta vendosi. Se 99 % e votave i merr Berisha” tha Sula.