I sanksionuari Kirill Shamalov raportohet se është larguar nga Rusia drejt Dubai me të bijën milionere të një gjenerali të shërbimeve sekrete ruse FSB. Ai ka qenë më parë i martuar me Katerina Tikhonova, të bijën akrobate të Vladimir Putin. Pas sanksioneve perëndimore me të cilat përballen oligarkët e Moksës, Kirill Shamalov është larguar tashmë në Emiratet e Bashkuara ku ka mbajtur së fundmi një festë madhështore për 40-vjetorin e tij.
Ai ka qenë i martuar më parë me Katerina Tikhonova, akrobatja e talentuar 35-vjeçare, bija e dytë e presidentit rus. Çifti ishin martuar fshehtësisht në 2013 dhe kaluan së bashku pesë vjet. “Teksa të gjithë në vend po shtrëngojnë rripat e tyre, ish-dhëndri i presidentit Putin, milioneri aksioner i grupit energjitik Sibir, Kirill Shamalov, është duke ‘e djegur’ në Dubai,” thuhej në kanalin VChK-OGPU të rrjetit Telegram.
Partnerja e re e Shamalov raportohet se është 33 vjeçarja Anastasia Zadorina, bija e një gjenerali të fuqishëm të shërbimeve sekrete ruse FSB, të cilat janë të angazhuara tashmë në fushatën ushtarake në Ukrainë.
Ajo ishte dhe organizatorja e festës luksoze të ditëlindjes në kullën Burj Al Arab në Dubai, larg prej sanksioneve që kanë përfshirë Moskën. Festa ishte vetëm për “elitën dhe u mbajt në kushte sekreti të madh, prej ngjarjeve aktuale në Ukraine”, thonin komentuesit.Si Shamalov dhe e dashura e tij e re – bija e gjeneralit të FSB Anastasia Zadorina, ishin pritësit e të ftuarve.
Burimet thonin se së shpejti mes tyre mund të ketë martesë. Më herët martesa e Shamalov me bijën e Putin nisi të shembej prej lidhjes së tij me një investitore ruse në Londër, 44 vjeçaren Zhanna Volkova. Kështu që ata u ndanë në terma jomiqësore në 2020 në seanca gjyqësore të mbajtura fshehtësisht në Moskë vitin e kaluar. Zadorina është gjithashtu stiliste me grupin ZASPORT, i cili prodhon veshjet e skuadrave olimpike ruse të sportit. Më herët kompania e saj kishte krijuar dhe bluza propagande për luftën dhe ushtrinë ruse, në të cilat shkruheshin slogane si “Topol nuk ka frikë nga sanksionet” apo “Sanksionet? Mos u tall me ishullorët e mi.”
Dubai besohet tashmë se po zëvendëson Londrën si qendra e rusëve super-të-pasur pas sanksioneve të qeverisë britanike.