Mjekët në Ukrainë kanë ngritur shqetësimin se për rritjen e numrit të lindjeve të parakohshme në disa zona të Ukrainës, ndërsa lufta Moskë-Kiev po hyn në muajin e dytë.

BBC raporton se shkalla e lindjeve të parakohshme në klinikat e qyteteve të Kharkivit dhe Lvivit është dyfishuar ose trefishuar në javët e fundit, si rezultat i stresit në lidhje me luftën si edhe problemeve me furnizimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore .

I tillë është rasti i Polinës, e cila ka lindur në klinikën rajonale të Kharkivit bebushen e saj që peshonte vetëm 630 gr. Pesha mesatare për një foshnje të shëndetshme është pesë herë më shumë.

Viktoria një tjetër nënë e cila ka lindur parakohe, foshnja e saj peshonte 800 gram.

Iryna Kondratova, drejtoresha mjekësore përgjegjëse, tha se lindjet e parakohshme janë trefishuar në krahasim normal normale.

Ndërsa përqindja e lindjeve të parakohshme në është rritur, mjekja thotë se numri i përgjithshëm i pacientëve është zvogëluar, pasi gratë largohen nga Kharkivi nga frika e luftës.