Nuk është vetëm Interi në “radarët” monitories të UEFA-s. Ndër klubet e ndryshme, të cilëve iu është komunikuar shkelja e parametrave të “Fair Play Financiar” janë edhe Roma, e cila ishte paralajmëruar tashmë në dy raste, edhe Milani. Dhe këtyre tri skuadrave italiane, së shpejti mund t’iu shtohet edhe Juve.
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, të paktën për momentin, edhe nëse të gjitha klubet do të thirren për të ridorëzuar llogaritë në organin më të lartë evropian të futbollit midis marsit dhe fillimit të prillit. Pas kësaj, klubet do të duhet të kthehen gradualisht në kufijtë e lejuar, duke zbatuar rregullat e reja të FFP.
Ato klube evropiane që nuk plotësojnë dot deficitin prej 30 milionësh garantojë pandëshkueshmëri për sezonin 2022-2023, por diçka do të duhet bërë në sezonin në vijim, sepse nuk i shpëtojnë dot “Fair Play Financiar”.
Shkurtimisht, është e vështirë, nëse jo e pamundur që një skuadër të përjashtohet nga edicionet e ardhshme të Champions League dhe Europa League, por nga sezoni pasues laku do të shtrëngohet sërish. Ky lëshim i UEFA-s u bë për shkak të pandemisë, si njëlloj ndihme për klubet që të operonin me buxheet e tyre të vështirësi të mëdha financiare.