Ka qenë Paulo Dybala lojtari i parë i Juventus-it që është thirrur për të dëshmuar para prokurorëve torinezë në lidhje me hetimin Prisma, që të mërkurën ka jetuar një ditë të re vendimtare. Siç ka bërë të ditur gazzetta.it, futbollisti argjentinas nuk është nën hetim, por është thirru pasditen e sotme si njeri i informuar mbi faktet.

Dybala, i cili duhej të ishte paraqitur në stërvitje në orën 15, ka qenë i detyruar të ndryshojë programin e tij dhe të paraqitet në Gjykatë në orën 15. Objektivi i hetuesve është të hedhë dritë mbi marrëveshjet mes klubit dhe lojtarëve të marsit të 2020-ës, për të kuptuar se mbrapa reduktimit të rrogave në periudhën e karantinës së parë mund të fshihen prova të tjera që mbështesin akuzën e mashtrimit në bilanc nga ana e klubit.

Nuk do të jetë i vetmi. Edhe për këtë arsye, Dybala ka qenë i pari, por nuk do të jetë futbollisti i vetëm që do të dëgjohet nga hetuesit torinezë. Duket se janë thirrur edhe menaxherët dhe avokatët me të cilët janë lidhur marrëveshjet private me Juventus-in. Objektivi është që hetimet të mbyllen brenda pranverës.