Katër avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, sipas Forcave të Armatosura Suedeze.

“Në vazhdën e situatës aktuale ne e shikojmë këtë ngjarje shumë seriozisht”, thuhet në faqen e saj të internetit.

Forcat e Armatosura Suedeze shtuan se shkelja ishte e shkurtër dhe ndodhi në lindje të ishullit suedez të Gotland.