“Kam takuar dy Cristiano Ronaldo. Një në Madrid, te Reali, dhe një në Torino, te Juventusi. Në përvojën time të dytë me CR7, e pashë atë ende egoist, por edhe më lider, natyrisht. Mos më keqkuptoni, ai ishte pjesë e ekipit te Reali, por në Torino ishte pak më i pjekur”.

Këto janë fjalët e Sami Khedira në një intervistë dhënë për ESPN. Ish-mesfushori i Juves tha për Kevin Price Boateng: “I ri ishte më i mirë se të gjithë. Kaq i talentuar… Mendova se ai djalë do të ishte në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në botë. Kevin mund të luante në të gjitha pozicionet. Sidoqoftë, në futboll duhet të punosh shumë”.

Më pas, disa fjalë për Mourinhon dhe transferimin te Real Madridi: “Pas humbjes kundër Spanjës në Kupën e Botës 2010, isha vërtet i mërzitur dhe i dëshpëruar. Më pas mora një mesazh nga vëllai im. Ai më tha: Mourinho të telefonoi, dëshiron që të jesh 6 e tij.

Nuk mendoja se Mourinho ishte i interesuar për mua, isha shumë i ri dhe nuk e besoja. Më pas telefonova Jose dhe ai më tha: Po, ti je një lojtar i jashtëzakonshëm, i pabesueshëm. Djalosh, dua që të bashkohesh me mua te Real Madridi.

U dakorduam për një ose dy minuta. José më pyeti: Cilat janë pritshmëritë e tua? Unë i thashë se doja të fitoja. Dhe ai m’u përgjigj: Shkëlqyeshëm, shihemi në Los Angelos pas dy javësh… dhe kaq!”