Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se Shqipëria është ndër vendet e para në botë me kontribut konkret për Ukrainën.
Përmes një mesazhi në Twitter, Peleshi thekson se ndihet krenar për ndihmën e ofruar për Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Krenar për ndihmën e dhënë Forcave të Armatosura të Ukrainës, si kontribut për mbrojtjen e sovranitetit dhe lirisë. Shqipëria ndër vendet e para në botë me kontribut konkret për Ukrainën.”, shkruan Peleshi.
BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme municionesh që vendi ynë i ka dërguar Ukrainës.