“Ky është një moment i së vërtetës për Evropën”.
Kështu e ka nisur fjalimin e saj presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në senacën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian.
Sipas saj, mënyra se si Evropa do të përgjgjet sot, do të përcaktojë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar.
“Ne duhet të tregojmë fuqinë që qëndron në demokracitë tona”, ishte thirja e presidentes.
Ajo solli në vëmendje se si me shpejtësinë e dritës, BE miratoi paketën më të madhe të sanksioneve në historinë e saj.
“Jam e vetëdijshëm se kjo do të ketë një kosto edhe për ekonominë tonë. Por unë besoj se evropianët e kuptojnë se ne duhet të ngrihemi kundër këtij agresioni”, tha ajo.
Von der Leyen tha se do të propozohet që të aktivizohet mekanizmi i mbrojtjes së përkohshme për t’u siguruar këtyre refugjatëve një status të sigurt dhe akses në shkolla, kujdes mjekësor dhe punë.
Ajo tha se Bashkimi Evropias do të përdor buxhetin për të blerë dhe dorëzuar armë në një vend nën sulm – 500 milionë euro për të mbështetur mbrojtjen.
“Kjo do të plotësohet me të paktën 500 milionë euro nga buxheti i BE-së për ndihmën humanitare”, u shpreh presidentja.