Sven Botman ka arritur marrëveshje me Milanin. Holandezi do të marrë një pagë bazë prej 3.5 milionë euro neto, por bruto, falë Dekretit të Rritjes, do të kushtonte pak më shumë se 5 milionë në sezon.

“Djalli” tani do të duhet të gjejë marrëveshje me Lille, e cila, edhe falë miqësisë së Newcastle, kërkon rreth 40 milionë euro për të përfunduar një operacion që do t’u garantonte kuqezinjve përfitime të menjëhershme dhe do të hidhte themelet për të ardhmen.

Optimizmi për mbylljen e marrëveshjes është i dukshëm. Për ta raportuar këtë ka menduar sot “Gazzetta dello Sport”.

Ndërkohë, në ditët në vijim është i mundur takimi me agjentin Riso për kontratën e re të Tonalit, kapitenit të ardhshëm kuqezi. Marrëveshje deri në vitin 2027 dhe angazhim i ri financiar për të.