Digital Tirana (https://digitaltirana.al) është platforma më e re online e Bashkisë Tiranë. Kjo platformë sjell së bashku një sërë elementësh të sektorëve privatë dhe publikë për të mbështetur startup, sipërmarrës, aktorë të ekosistemit si dhe për të dhënë një informacion gjithëpërfshirës për nomadët digjitalë. E përqëndruar në komunitetin e startup-eve të Tiranës, Digital Tirana synon të promovojë, lehtësojë dhe pasqyrojë çfarë ndodh në ekosistem përmes bashkëpunimeve, partneriteteve dhe iniciativave me aktorët lokal dhe ndërkombëtar që dëshirojnë të punojnë dhe kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe frymës sipërmarrëse dhe teknologjike duke ofruar një databazë startupesh dhe investitorësh korrentë dhe potencialë në Tiranë.

80 përfaqësues të ekosistemit të sipërmarrjes dhe teknologjisë u mblodhën për t’u njohur me seksionet, artikujt dhe informacionet që përmban platforma si dhe për të ndarë sugjerime dhe sfida të përbashkëta për t’a përmirësuar atë.

Nisma u përshëndet nga Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Z.Arbjan Mazniku si dhe nga aktorë të ekosistemit të startup-eve Znj.Edina Kozma (Zv.Përfaqësuese e UNICEF Shqipëri), Z.Kushtrim Shala (ICTAwards).