Finalistja e “Big Brother Vip Albania”, Einxhel Shkira ka folur për lidhjen e saj me Dagz-in, dashuria e të cilëve lindi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duket se marrëdhënia e dyshes po shkon shumë mirë, pasi gjatë një interviste për emisionin “Pardon My French”, Einxhel u shpreh se ka blerë një shtëpi me Dagz-in në Prishtinë, por ende nuk e ka takuar mamanë e tij.
“Ne kemi blerë një shtëpi në Prishtinë. Akoma nuk e kam takuar dhe nuk kam ngrënë nga gatimet e saj, por di që gatuan shum mirë, sepse kur kemi qenë brenda në ‘Big Brother’ për Vitin e Ri na kanë sjellë gatime familjarët dhe e ëma e Dagz kishte sjellë gatimet e veta.”, tha ajo. Ajo gjithashtu u shpreh se është shumë gjë e mirë që ajo u njoh me DJ Dagz-in brenda shtëpisë, pasi jashtë gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe.
“Ndonjëherë mendoj që është shumë gjë e mirë që ne të dy jemi njohur aty brenda, sepse jashtë do ishte më e veshtirë me këtë tipin tim”, u shpreh Einxhel. Einxhel u shpreh se nuk donte të lidhej me DJ Dagz-in që në fillim, pasi sipas saj, personi që do të penalizohej më shumë nga kjo marrëdhënie do të ishte ai. “Personi që do penalizohej më shumë nga kjo lidhje ishte Dagz dhe kjo ndodhi. Shtëpia nuk e kishte nominuar kurrë deri kur u lidh me mua… Banorët mendojnë që kur këta janë bashkë, e bëjnë lojën dyshe”, u shpreh ajo.