A ka përfunduar epoka e Messit dhe Cristiano Ronaldos? Ndoshta jo plotësisht, duke pasur suksesin e argjentinasit në Kupën e Amerikës dhe fitimin e “Topit të Artë” apo “hat trick”-un e luzitanit ndaj Totteham, së fundi. Sigurisht që kurba e të dyve në Champions League vazhdon të jetë në rënie. Për të dytin vit radhazi, as “Pulce” dhe as CR7 nuk do të luajnë në çerekfinale.
Eliminimi i dytë radhazi për Ronaldon dhe Messin në 1/8 e Champions League, “nokauti” i parë ndaj Atletico Madridit në “Old Trafford”. Në vitin 2021 kishte bërë bujë lamtumira e të dyve nga ky kompeticion në fazën e parë pas grupeve, tashmë kjo është konfirmuar edhe sezonin aktual.
Një sezon i parë pas verës, kur ndërruan skuadra, shumë zhgënjyes për Ronaldon dhe Messin, duke pasur parasysh se asnjëri prej tyre nuk do të mund të luftojë për të fituar Champions League pas muajit mars.
Ish-juventini rrezikon të jetë edhe jashtë katër vendeve të para në Premier League (nënkupto zonën Champions), pas eliminimit nga “FA Cup” dhe “League Cup”. Ai nuk do të fitojë trofe sezonal për herë të parë në 16 vite.
Messi, i cili u largua nga PSG pas një jete, pothuajse me siguri do të fitojë Ligue 1, por ka vetëm 2 gola në kampionatin francez (Cristiano Ronaldo është me 12 gola). Pasi fitoi tre Champions radhazi, Cristiano Ronaldo, siç dihet, vendosi t’i braktiste “Los Blancos” për të nënshkruar me Juventusin. Tri vite bardhezi pa lavdi kontinentale, të cilave iu shtua e para, pas rikthimit të tij te Manchester United.
Messi, nga ana tjetër, nuk ka luajtur në një finale të Ligës së Kampionëve prej më shumë se katër vitesh. E fundit herë kur luajti dhe fitoi është në fakt ajo kundër Juventusit më 2015, shtatë vite më parë.
Champions-i Kampionët 2021-2022 e pa Messin të shënonte 5 gola, ndërsa Cristiano Ronaldon 6 gola. Këto dy yje, të aftë për të shënuar gati 1600 gola së bashku, janë ndër lojtarët më të rëndësishëm në historinë e futbollit.
Megjithatë, të dhënat aktuale janë gjithashtu negative; është e drejtë të theksohen ato. Një epokë e re tani duket se po vjen: Mbappé, Haaland dhe ndonjë tjetër djalosh i ri shpërthyes. Me Lewandowski dhe Benzema gjithmonë në dritare…