Një delegacion rus, po udhëton për t’u takuar për bisedime me homologët ukrainas. Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve në Bjellorusi Belta. Vendi i bisedimeve ende nuk është konfirmuar.
Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se një delegacion rus do të jetë në vendin e takimit të mërkurën për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën.
“Në gjysmën e dytë të ditës, afër mbrëmjes, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas”.
I pyetur për vendndodhjen e bisedimeve, Peskov u përgjigj: Nuk do ta shpall vendin para kohe.
Të hënën, bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse u zhvilluan në Bjellorusi, jo shumë larg kufirit ukrainas, por përfunduan pa ndonjë përparim.