Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka zhvilluar një takim ditën e sotme me drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një postim në “Twitter” diplomatja amerikane bën të ditur se në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi mes vendit tonë dhe ShBA në luftën kundër terrorizmit.
“U takova sot me drejtorin e Policisë Gledis Nano për të forcuar bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër terrorizmit. Është thelbësore sigurimi i integritetit në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e marra. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët”, shkruan ambasadorja.