31 Mars- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka dhënë lajmin e mire se Materniteti i ri i Kukësit është drejtë fundit dhe shumë shpejtë do të jetë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti.

Materniteti i ri i në Spitalin Rajonal të Kukësit do të pajiset me të gjitha paisjet e reja për repartin e obsetrikës dhe gjinekologjisë, duke filluar që nga paisjet për sallat e reja të operacionit, bllokut të lindjeve etj. Me ndërtimin e Maternitetit të ri në Spitalin Rajonal Kukës nënat dhe fëmijët do të marrin shërbim me standartet më të larta.
“#KantieriIShëndetësisë

Edhe një tjetër investim për shëndetin e nënës dhe fëmijës është drejt përfundimit  Materniteti i Ri i #Kukësit pritet të hapë dyert së shpejti 
#Vijojmë pa u ndalur me investimet në maternitetet tona nga veriu në jug, për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët, afër vendbanimit.
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Manastirliu

Ndërkohë që po vijon puna pa u ndalur për rijetësimin e materniteteve në të gjithë vendin, pas Maternitetit të ri të Korcës, Sarandës, Lezhës dhe Beratit së fundmi, po vijon puna në për rikonstruksionin dhe ndërtimin në dy materitetet e Tiranës ‘Mbretëresha Geralnidë’ dhe maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Si edhe e konsideron ministrja Manastirliu, janë investime nga Veriu në Jug për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët, afër vendbanimit.