Fitues i freskët i Kupës së Afrikës me Senegalin e tij, Sadio Mane ka dhënë një intervistë për France Footbal, në të cilën ka folur për objektivin e ri të çmendur:
“Ëndrra ime është të fitoj Kupën e Botës me Senegalin. Në fillim duhet të kualifikohemi, por unë kam dëshirë të besoj në projekte pak të çmendur dhe fitoja e Botërorit me Senegalin është një nga këto. Nëse do t’ia dalim, atëherë do t’i afrohem lojtarëve që luftojnë për Topin e Artë çdo vit”, ka thënë Mane.
Për Mbappe: “Do të më pëlqente të luaja me të, natyrisht. Do të ishte një sulm i jashtëzakonshëm, por është ai që duhet të vijë te Liverpool-i. Jam i sigurt se do t’i pëlqente”.
Për stilin e tij të jetës: “Më pëlqen një jetë e qetë, e rezervuar. Unë duhet vetëm të gjej vendin tim. Ronaldo dhe Neymar? Më pëlqen stili i tyre i jetës, por nuk është për mua”.