Cristiano Ronaldo është i emocionuar për rikthimin e mbrojtësit me përvojë, Pepe në skuadrën e Portugalisë pasi mungoi në fitoren 3-1 të së enjtes ndaj Turqisë për shkak të Covid-19.
“Mbreti është kthyer! Kujdes!” bërtiti Ronaldo duke buzëqeshur para seancës stërvitore të Portugalisë të dielën në mëngjes, ndërsa mbrojtësi 39-vjeçar doli nga dhoma e zhveshjes. Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
Bale realizon gol të çmendur nga gjuajtja e lirë – Gazeta Express
Ata qeshën dhe u përqafuan përpara se të fillonin ngrohjen krah për krah në seancën e parafundit stërvitore para play-offit kualifikues kundër Maqedonisë së Veriut të martën për një vend në Kupën e Botës të këtij viti.
Humori i Ronaldos pasqyroi ndjenjën në mesin e skuadrës ndërsa përgatiten të presin skuadrën që tronditi Italinë në gjysmëfinalen e tyre të play-off-it për të parandaluar një përplasje mes dy kampionëve të fundit evropianë.