Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot nga mediat dhe për findet me të cilat po bëhet rikonstruksioni i selisë së PD dhe nëse grupi i rithemelimit ka marrë në dorë financat.
Berisha tha se nuk ka asnjë dijeni, por se do kërkojë të bëhet transparencë. Lidhur me zyrën e tij, ai tha se do jetë një zyrë mes të tjerave.
“Nuk kam asnjë dijeni, por absolutisht do kërkoj që të bëhet transparenca. Nuk e di nëse janë me financat e partisë, sepse është një parti që mbahet nga shteti.
Do jetë një zyrë mes këtyre zyrash. Nuk ka zyrë kryetari tani, s’ka zyrë”, deklaroi Berisha.
Po me kryetarët e degëve keni folur?
Po arrijmë në mirëkuptime për vazhdimin e procesit duke amenduar probleme të caktuara.
Si e komentoni mungesën e zotit Basha?
Pyeteni zotin Basha. Ai është anëtar i grupit parlamentar, ne nuk përjashtojmë.