Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Bashkimi, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive” në rubrikën “60 sekonda”.
Ai iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, mes tyre dhe intime. “Në shtrat çfarë note të kanë vendosur partneret?”, u pyet Bashkimi, i cili nuk u tregua aspak modest në përgjigje. “11”, tha ai.
Ish-konkurrenti u pyet dhe se kur ka kryer për herë të fundit marrëdhënie seksuale. “Ka 2 muaj, kur kam qenë në lidhjen e fundit”, u përgjigj Bashkimi. Kujtojmë se lidhja e fundit e tij është ajo me Alvisën, me të cilën doli çift nga “Përputhen”.