Këngëtarja e njohur Linda Halimi në intervistë për “Goca dhe Gra”, tha se i ka ndodhur që ta ngacmojnë edhe në sytë e bashkëshortit në Amerikë, ndaj ka zgjedhur të bëjë pushim nga muzika.
Linda Halimi: Si artiste femër, nëse mund ta them kështu, më shumë të shohin si objekt seksi sesa si artiste. Kur isha në studio, isha dhe me bashkëshortin dhe ai bëhej sikur nuk ishte bashkëshorti im se nuk donte të më prishte punë. Kur mbaronte kënga më thoshte një producent me emër, çfarë do bësh më vonë, do shohim film bashkë. Pas disa kohësh, vendosa të bëj pak pushim dhe të mos merrem më me industri.
Nuk kam hequr dorë, thjesht nuk e kam marrë më me ngulm. U dëshpërova se isha shumë në siklet. Më thonin hajde shkojmë në pushime unë dhe ti dhe vendosim këngët që do të marrësh.