Kryeministri Rama ishte i pranishem ne aktivitetin ku UBT ndërkombëtarizimin e universiteteve tona me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Michigan State University (MSU). Kryeministri Edi Rama thotë se Universitetit Bujqësor i Tiranës do të jetë Universiteti i të ardhmes. Nuk është më e vërtetë u shpreh Rama që ky universitet merret me fshatarë dhe bujqësor, pasi në 10 vitet e ardhshme do të jetë simotra e Universitetit të Vjenës.
“Unë besoj, mund të jem pakicë, por do bëhen shumicë, se ky universitet është një nga universitetet e të ardhmes. Nuk është çështja siç ka qenë Universiteti Bujqësor merret me bujqësi merret me fshat dhe fshatarë, këtu çështja është tjetër dhe do të jetë në fokusin e njerëzimit, shoqërive, vendeve dhe elitave akademike.
Kjo që ndodh sot është një moment shumë domethënësd në këtë drejtim.
Është një luftë që ndër të tjera na tregon sesa nevojë do të ketë bota jo thjesht ne, por bota për dijen dhe për zhvillimin e qëndrueshëm në funksion të garantimit të të jetuarit normalisht.
Të gjitha burimet natyrorë janë të kërcënuara nga rritja eksponenciale e popullsisë në përgjithësi. Arsye pse jemi mbledhur këtu është themelore që ne ti japim këtij universiteti për të përshpejtuar adoptimin dhe modernizimin, duke shfrytëzuar burimet njerëzorë të universitetit. Këtu ka një kapacitet burimesh për shkak të traditës dhe eksperiencës.
Ne duam që brenda këtij 10 vjeçari, deri në 2030 ky këtu të jetë Universiteti simotra apo sivëllau i Universitetit të Vjenës. Kjo është plotësisht e mundur.
Ne do vazhdojmë punë me rektorin, i cili ka një energji të admirueshme. E shikoni që edhe kur mban fjalime bën çmos që të thotë sa më shumë në njësinë e kohës. Është kënaqësi për mua, sepse unë i kam tmerr njerëzit që flenë gjumë dhe nuk dinë të punojnë. Është kënaqësi kur rektori me ngacmon dhe më thotë që duhet kjo apo ajo”, tha Rama.