Ditën e sotme u duk se Donaldi dhe Beatrixa ishin sqaruar e rikthyer me njëri-tjetrin. Të paktën kështu u tha pas postimeve të fundit nga dyshja. Donaldi publikoi një foto me një palë syze dielli me skelet të bardhë, krahas së cilës shkroi: Këto janë syze për goca më duket.
Një orë më vonë Beatrix publikoi një video duke provuar modele të ndryshme syzesh, të ngjashme me ato që kishte vendosur Donaldi. “Nuk më mungojnë asnjehere një palë të tilla”, shkroi ajo.
Mirëpo, si për të shuar zërat në rrjet, Donaldi ka ndarë në Instastory një foto të syzeve, duke etiketuar Sara Berishën. “Sara, si të duken këto? Të kujtojnë gjë”, ka shkruar aktori, teksa blogerja ka treguar se syzet janë të saj.
“Janë të miat dhe pres të m’i kthesh urgjent…faleminderit”, i është përgjigjur Sara.