Paraqitja e dobët kundër Real Madridit dhe vërshëllimat e marra dje në “Parc des Princes” mund të jenë gurthemeli i ndërprerjes së aventurës së Lionel Messit te Paris Saint-Germain.
Kampioni argjentinas dhe familja e tij nuk janë rehatuar dot ë qytetin e ri dhe zërat për një rikthim të bujshëm te Barcelonë po ndizen në Spanjë. Sipas gazetarëve iberikë, në fakt, Jorge Messi tashmë ka kontaktuar me drejtuesit Blaugrana për ta diskutuar këtë mundësi.
“Ai bëri më shumë se një telefonatë para ngjarjeve të djeshme”, – siguron gazetari Gerard Romero, shumë i afërt me klubin katalanas. Edhe “El Chiringuito” konfirmon: “Messi do të ishte i lumtur të kthehej te Barcelona, asgjë nuk përjashtohet”.