Vitet e fundit për Arsenalin e Mesut Ozilit kanë qenë shumë të vështira. Këtë e konfirmoi ish-bashkëlojtari i tij Nacho Monreal (sot te Real Sociedad), i cili në një intervistë për “FourFourTwo” foli për lojtarin gjerman. Ozil është përjashtuar tashmë dhe nga Fenerbahce për shkak të një sherri me trajnerin e përkohshëm, Ismail Kartal: “Problemi i Ozilit? Ai kishte probleme me të gjithë”.
Eksperienca e tij te “Topçinjtë” me Wenger përfundoi keq (pasi nuk luajti ndeshjet e fundit). Më pas me Emery, pas përpjekjes së parë të trajnerit spanjoll për ta vendosur atë në qendër të projektit, Ozil përfundoi jashtë radarit për një sërë problemesh fizike.
“Ai, – vazhdoi Monreal, – ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit, një nga më të paguarit, por drejtuesit teknikë e panë që nuk ishte në nivelin e duhur. Si person ishte i mirë me të gjithë, por gjithashtu humbi shumë ndeshje për shkak lëndimesh”.
Sapo mbërriti Arteta, një nga lëvizjet e tij të para ishte të largonte Ozilin jashtë skuadrës, i pakënaqur me mënyrën se si gjermani sillej brenda dhe jashtë fushës. Me pak fjalë, teknikët kanë ndryshuar, por rezultati ka qenë gjithmonë i njëjtë. Këtë e konfirmoi edhe Fenerbahçe.