Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë shënon 25 vjetorin e themelimit të tij, shkruan albora.ch.
Spektakli ‘Amulettes’ dhe këngë shqiptare kanë shënuar fillimin e festimeve të këtij përvjetori në të cilin merrnin pjesë personalitete të shquara nga jeta politike shoqërore që nga Konfederata Helvetike, kantoni dhe niveli komunal, të cilët kanë vlerësuar lart rëndësinë e UPSH-së dhe punën e drejtoreshës së këtij insititucioni Albana Krasniqi Malaj.
Kjo festë u nderua me praninë e :
– Micheline Calmy-Rey, Ish Presidente e Konfederatës Helvetike
– Thierry Apothéloz, Ministër në qeverinë kantonale të Gjenevës
– Frédérique Perler, Kryebashkiake e Gjenevës
– Fehlmann Rielle Laurence, Deputete në parlamentin zvicran dhe kryetare e UPSH-së
– Bettina Looser drejtoreshë e Komisionit Federal për imigracion
– Pascale Steinner – sekretare e komisionit federal per imigracion
– Michel Pomatto, Kryebashkiak i qytetit Grand-Saconnex
– Laurent Jimaja, Këshilltare admnistrative e Qytetit Grand-Saconnex
– David Hiler, Ish kryetar i qversie kantonale te Gjenevës, ish kryetar I UPSH-së
– Maria Bernasconi, ish deputete në parlamentin e Zvicrës, ish kryetare e UPSH-së
– Manuel Tornare, ish deputet në parlamentin e Zvicrës, ish kryetar e UPSH-së –
– Elisabeth Decrey Warner, ish kryetare e parlamentit të Gjenevës dhe presidente e parë e UPSH-së
– Jeannine de Haller, ish deputetete dhe kryebashkaike e Qytetit Carouge dhe presidente e UPSH-së
– Martine Sumi-Viret, deptuete në Qytetin e Gjenevës
– Albana Krasniqi Malaj , drejtoreshë e UPSH-së dhe anëtare e Komisionit federal për imigracion. /albora.ch/