Këngëtari Tiri Gjoci ka dhënë së fundmi një intervistë për “ABC”. Mes të tjerash, ai ka treguar një situatë të pakëndshme me vëllain e Beatrix Ramosajt, Albanin. Tiri ka rrëfyer se ka publikuar një foto me Romeon, krahas së cilës ka shkruar “Bitchi i Mesnatës”. Albani nuk e ka pritur aspak mirë, pasi e ka menduar si thumb ndaj lidhjes së Trixës me Donaldin.
“Kam pasur një situatë jo fort të mirë me Albanin, vëllain e Trixës për shkak të shoqërisë që unë kam me çunat (Romeo dhe Donald Veshaj) dhe një postimi që unë bëra në Instagram me Romeon. Është shumë djalë i mirë, por u mërzit pak. Unë i thashë mos u mërzit.
Njerëzit duhet të kuptojnë, sidomos Albani, unë i dua të dy, si Trixën, si Donaldin. Ka gjithë të drejtën e gjithë botës të jetë vëlla protektiv. Unë bëra një story me Romeon, ishte ora 00:00 dhe shkrova “Bitch i mesnatës”. Është këngë e bërë nga Tingulli Trent dhe Alban Ramosaj. Më shkruajti dhe e mori personale, që t’i biem shkurt. Ai gjasme u zhgënjye, duke qenë se kemi shoqëri prej vitesh bashkë, nga story im.
Morali është ky, që nuk rrotullohet bota rreth askujt. Ai story nuk ka qenë për askënd, përveçse ishim dy miq në makinën time në 12 të natës dhe kjo është. Të gjithë ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë se sa tip jo kunjash jam, edhe ai që më ka njohur duhet ta dinte këtë gjë. Trixa nuk u mërzit aspak nga story im, u mërzit Albani”, është shprehur Tiri.